Subscribe

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndojit, i cili u gjet i vrare me dy plumba në kokë në Vaun e Dejës. Burimet e policisë konfirmojnë se 27-vjeçari kishte shoqëri me grupin kriminal Bajri, kryesisht me Behar Bajrin.

Gjin Ndoji, i cili njihej edhe me mbiemrin Boriçi është mund të jetë përfshirë në përplasjet mes bandave .Ndaj policia është përqendruar ne te shkuarën e tij për të zbardhur motivet. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe e kanë qëlluar për vdekje. Policia dyshon se vrasësit janë njohës të mirë të zonës, ku ndodhi krimi. Ajo që mbetet mister është drejtimi që kanë marrë autorët pas krimit.

Ndërkohë mësohet se policia e Shkodrës ka sekuestruar një numër të madh të kamerave të sigurisë te bizneseve në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë. Hetuesit shpresojnë se do të sigurojnë të dhëna për vendndodhjen e ekzekutoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *