Vrasja e Martin Canit, nxënësit të shkollës “Fan Noli” është e dokumentuar përmes kamerave filmike dhe dëshmive se ka vetëm një autor.
Eshtë vetëm 15-vjeçari tashmë i arrestuar, i cili goditi me thikë duke i marrë jetën të miturit e duke plagosur shokun e tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Deklarata vjen nga Policia e Shtetit e cila hedh poshtë të gjitha pretendimet e babait të të plagosurit për dy autorë, duke thënë se në këtë ngjarje është përdorur vetëm një armë e ftohtë dhe vetëm nga një person.
Policia e Shtetit: Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.
Edhe ministri i Brendshëm në një reagim të tij bëri thirrje që të ndalohet ajo që e quan histeri dizinformuese.
Ervin Hoxha: Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik. Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit.
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” nxiti protesta nga prindërit dhe qytetarë të ndryshëm./vizionplus.tv







