Më 18 nëntor, mbarë shoqria shqiptare u trondit nga vrajsa e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario Përlleshi 100 metra jashtë shkollës “Fan Noli” ku studionin. Ky i fundit, tashmë i arrestuar, e goditi me thikë Canin.
Fatkeqësisht goditja në zemër ishte fatale dhe Martini ndërroi jetë në spitalin e Traumës. I plagosur mbeti shoku i Martinit, Luisi, 14 vjeç, i cili ende ndodhet në spital. Më 21 nëntor prindër dhe qytetarë protestuan para ministrisë së Arsimit due kërkuar dorëheqjen e ministres, Ogerta Manastirliu.
Lexo edhe :
Related Posts
Ditën e sotme, në orën 17:00 do të mbahet protesta e radhës para institucionit të arsimit. Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se protesta e sotme vjen si një reagim ndaj indiferentizmit që kanë treguar institucionet për rastin.
Vjerdha: Protesta e sotme vjen si një reagim ndaj indiferentizmit i cili u tregua gjatë harkut kohor të këtyre ditëve dhe vazhdon ende sot nga institucionet. Është një protestë që duhet të bashkojë prindër, qytetarët, këdo që mendon se do të ndërtojë një të ardhme në Shqipëri. Të gjitha pikat të cilat ne kemi parashtruar në protestën e parë, hapin një derë përmes së cilës mund të shkohet drejt zgjidhjes. Njëra është dorëheqja e ministres. Nuk ka pasur një reagim institucional nga ana e saj. Vetë institucioni nuk ka ditur të reagojë ndaj rastit. Në këtë formë duhet të ketë një lloj përgjegjësie. Janë institucionet që shërbejnë për të koordinuar punën dhe për të vendosur kufizime për shoqërinë.
Sa i përket deklaratës së kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili disa ditë pas ngjarjes tha se po mendojnë të mbyllin dy platforma “Tik tok” dhe “Snapchat”, Vjerdha tha se kjo është një zgjidhje momentale, por jo afatgjatë.
Vjerdha: Kemi një zgjidhje të bujshme momentale, por nuk kemi zgjidhje afatgjatë. Sot janë rritur rastet e bullizmit, dhunës fizike në shkolla. Vetëm në vitin e fundit, numërohen të evidentuara 2500 raste të tilla. Nëse ne sot arrijë që të kufizojmë këto kontente, modele të gabuara që promovohen në rrjete sociale, arijmë, në masën ekstreme mendoj që do jemi në një hap të parë drejt zgjidhjes. Mbyllja e platformave nuk sjell zgjidhje, sjell zhvendosje të vëmendjes në platforma të tjera, të cilat mund të fitojnë shumë shpejt popullaritet.
Sa i përket rolit të oficerit të sigurisë në shkolla, Vjerdha tha se në rastin konkret ai rol nuk është përmbushur nga oficeri i sigurisë, i cili ishte në dijeni të konfliktit të të miturve disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Konflikti i nisur mes adoleshentëve të premten e 15 nëntorit, përfundoi me përdorimin e thikës më 18 nëntor. Vjerdha më tej shtoi se dorëheqja është përgjegjësia morale që duhet të mbajë një institucion, në këtë rast ministria e Arsimit, ndaj shtoi se ministrja Manastirliu duhet të dorëhiqet.
Vjerdha: Oficeri i sigurisë është krijuar së fundmi brenda institucioneve të arsimit parauniversitar. Sipas të dhënave të fundit 54% e institucioneve nuk kanë oficer sigurie. Në ato raste kur kishte një oficer policie, edhe në rastin e fndit kishte një oficer sigurie, i cili nuk e kryeu rolin e tij. Raste të tilla të cilat kanë një ndjeshmëri kaq të madhe te publiku…sot prindërit i besojnë fëmijën, të ardhmen e fmëijës institucionit. Për sa kohë institucioni nuk e merr seriozisht punën dhe përgjegjësinë që ka brenda këtyre institucioneve gishti duhet drejtuar edhe ndaj këtyre institucioneve që nuk po e kryejnë punën për të cilën paguhen. Nëse ne ndalemi vetëm në dorëheqjen e minsitres ne kemi marrë vetëm diçka nga ajo që kërkojmë. Padyshim ministrja mban përgjegjësi mbi rastin. Një rast i cili ndodh është përgjegjësi e minsitres që drejton shtetin. Ka përgjegjësi sepse institucionet brenda saj nuk kanë reaguar. Dorëheqja është përgjegjësia morale që duhet të mbajë një institucion. Minsitrja mundohet ta pasojë rastin “jo ndodhi brenda institucionit, jo ndodhi jashtë”. Kjo nuk është përgjegjësi institucionale. Prandaj dorëheqja e ministres duhet të vijë oër shkak të ngjarjes që ka ndodhur./vizionplus.tv







