Subscribe

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen me pasojë vrasjen e Liridona Murselit.

 

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës, ku bashkëshortëve Murseli të cilët udhëtonin së bashku me dy fëmijët e tyre iu është bërë pritë nga disa persona të maskuar dhe armatosur.

 

Grabitësit iu kanë marrë çiftit fillimisht celularët dhe sendet me vlerë. Më pas sipas deklaratës së Naim Murselit ai ka mundur të nxjerrë nga automjeti fëmijët e mitur, ndërsa gruaja që mbeti pas në makinë u qëllua për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *