Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe dy bashkëpuntorët në vrasje hyjnë “fshehurazi” në gjykatë
Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademit e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë, pasi ai akuzohet si organizatori i vrasjes së nënës së dy fëmijëve.
Bashkë me Murselin sot në Gjykatë janë paraqitur edhe Granit Plava, personi i dyshuar për vrasjen, si dhe Kushtrim Kolla pjesëtar i FSK-së, i akuzuar si bashkëpuntor në krim.
Mediat në Kosovës raportojnë se Murseli është futur në gjykatë nga një hyrje dytësore larg vëmendjes së mediave.
Seanca ndaj tre të akuzuarve ka nisur prej orës 09:30 të mëngjesit të sotmë.
Prokurorja e çështjes, deklaroi dy ditë më parë se ndja të akuzuarve do të këkrohet 30 ditë paraburgim, deri në shterimin e plotë të hetimeve. /vizionplus.tv/




