Plaurent Dervishaj, i cili është vënë nën akuzë për vrasjen e Kldodian Saliut në 2005, u arrestua këtë të premte. Mësohet se ai u kap në Dubai. Plaurent Dervishaj u shpall në kërkim disa ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

 

Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

 

Saliut iu bë atentat teksa lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz” në afërsi të Maminasit në rrugën Tiranë-Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *