Vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic kryeministri Edi Rama e cilësoi tronditëse.

 

Gjatë fjalës që mbajti në kalimin e detyrës së ministrit të Brendshëm tek Bledi Çuçi, Rama tha se nëse nuk do të kryeministër, protestës do t’i ishte bashkuar edhe ai.

 

“Vrasja e një të riu, natën, në një situatë absolutisht të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive, psikologjike, të një operacioni, nga një efektiv policie. Është tejet tronditëse për kushdo, edhe unë vetë, po të mos isha në këtë detyrë, do të kisha dalë në protestë patjetër. Jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe, të një komuniteti të madh, të një bashkësie, ka humbur jetën, jo aksidentalisht, por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur. Gjëja më e natyrshme, që ndodh edhe në vende shumë demokratike, është që shoqëria mblidhet dhe reagon për të thënë bashkësia jonë është këtu, po ju shikon o prokurorë, o gjykatës, o autoritete. Prandaj shikoni me sytë tanë dhe mos i bishtnoni të vërtetës. Djali u vra në rrethana që tanimë janë zbardhur dhe kanë kaluar vetëm pak ditë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *