Makina tip “Audi” e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u shkrumbua në zonën e Farkës, rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial.
Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.
Lexo edhe :
Related Posts
Pronari e ka denoncuar në kohën që është vjedhur.
Të tjera pista po verifikohen nga grupi hetimor ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.
Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.
Klaudio Prendi u ekzekutua sapo doli nga lokali dhe hipi në makinën e tij, më 19 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e njohur si “Xhamlliku”.
Arma e krimit ishte pistoletë me silenciator, e cila u gjet e djegur brenda makinës “Audi” që u përdor nga autorët.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Ndërsa makina luksoze “G Class” që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë./vizionplus.tv







