Vrasja e Kacifas, Greqia nuk ndalet: Qeveria shqiptare të zbusë tonet
Shqipëria dhe Greqia vazhdojnë të replikojnë në distancë edhe ne nivele te larta shtetërore pas vrasjes se një 35 vjecari minoritar në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA.
Përfaqësuesi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos duke folur për mediat greke kërkoi qe qeveria shqiptare të zbuste tonet pas kësaj ngjarje të ndodhur diten e diele ne Bularat.
Zyrtari I lartë grek shtoi se kjo cështje nuk duhet te të trajtohet me agresion kur një jetë është humbur, në mënyrë që të mos ushqehen reflekset e shoqërive.
Duke vijuar më tej deklaratën e tij, Tzanakopoulos tha se autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura dhe po qëndrojnë në kontakt me autoritetet shqiptare për të zbardhur me përpikmëri atë që ka ndodhur në Bularat që coin ë vdekjen e 35 vjecarit Konstandinos Kacifas.
Reagimi I dytë I qeverisë greke vjen pas një mesazhi të postuar në rrjetet sociale nga kryeministri Rama në lidhje me këtë ngjarje duke e quajtur viktimen një të fandaksur që qëlloi me plumba luftarak policinë. Ai shtoi se Greqia duhet të falenderonte ZOTIN që asnjë jete e pafajshme nuk humbi të dielen nga marrëzia ekstremiste.





