Dalin të tjera detaje nga vrasja e ndodhur brenda një marketi në Tiranë, ku pas një konflikti banal u qëllua me armë zjarri për vdekje 29-vjeçari Jurgen Duka i njohur edhe me mbiemrin Mëziri.
Viktimsa është konfliktuar me autorin e vrasjes brenda marketit për radhën se kush do të paguante i pari.
Autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb të riun në kraharor, për pasoje ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.
Pas krimit, të gjithë të pranishmit, mes tyre edhe shoku i ngushtë i viktimës larguar me vrap nga paniku. Autori pas krimit është larguar me një automjet, ndërkohë policia vijon kontrollet për arrestimin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet. Policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin, ndërsa mësohet se të rinjtë kanë qenë të dehur.
Viktima Jurgen Duka ishte me precedente penale.