Subscribe

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

 

Në fokus të diskutimit ka qenë puna e policëve gjatë sezonit veror, por jo vetëm.

 

Rama solli në kujtesë humbjen e vogëlushes Jonada, e cila u vra nga ish efektivi i policisë me skaf në Potam të Himarës.

 

Kryeministri theksoi se ajo ngjarje e ktheu një polic në vrasës, ndërsa bie dakord me revoltën qytetare.

 

Ai shtoi se ish efektivi Arjan Tase nuk ishte shëmbëlltyrë e policisë, por jashtëshqitje e kësaj organizate.

 

Natyrisht që nuk isha dakord me opinionin e tyre që vogëlushen e vrau shteti por ndaj me ta dhimbjen dhe disa nga psetë e ngjarjes dhe revoltën. Udhëkryqin që ndodhet policia muajt e fundit dhe nga aftësia që ka policia për ta kapërcyer këtë udhëkryq. Ai ishte ai individ i paudhë shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit?

 

Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj vazhdon në 2 rrugë të ndryshme dhe paralele pastaj përgjigja. Unë mendoj që jo. As ai që unë shpresoj të marrë dënimin ekstrem, as individë të tjerë, nuk janë shëmbëlltyra e policisë. Ata janë jashtëqitje e këtij organizmi që është në transformim. Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë në policinë e shtetit, paudhësi që duhen ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit dhe disiplinë ushtarake”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *