E premte, 18 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 53 minuta më parë
Kronikë

Vrasja e Jan Prengës/ Vetëdorëzohet në pikën kufitare Ardian Doçaj

Ilustrim · Vizion Plus

Ardian Doçaj u vetëdorëzua këtë të mërkurë në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai dyshohet se ka gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Doçi udhëtoi nga Vjena në Podgoricë dhe u arrestua sapo u fut në kufi. Kujtojmë që një ditë më parë, të martën Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi një vilë 3-katëshe në Shkodër Doçajt.

 

Pak ditë më parë për rastin e Jan Prengës u arrestuan edhe Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili dhe Olsi Turja. Ata u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës.

 

Këta shtetas, së bashku me Altin Hajrin, i cili është pronari i një kompleksi në Shijak, dyshohet se janë urdhëruar nga një grup kriminal për të rrëmbyer viktimën në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Pas rrëmbimit dhe dhunës së ushtruar, Jan Prenga ka gjetur vdekjen rrugës për në një kompleks në Shijak.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh