Subscribe

Në veri të Mitrovicës kanë nisur homazhet ne nderim të Oliver Ivanovic, ndërkohë që nesër trupi i liderit serb, i vrarë një ditë më pare në një atentat në Mitrovicë, do të përcillet për në Beograd.

 

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

 

Megjithë verifikimet, ende nuk dihet se kush qëndron pas vrasjes që ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, deklaroi se kanë arritur të zbulojnë vetëm emrin e pronarit të automjetit tip “Opel Astra” që u gjet i djegur pak minuta pas atentatit.

 

Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se autorët e krimit ishin duke pritur në rrugë pak para se Ivanoviç të hynte në selinë e partisë së tij rreth orës 08:15.

 

E gjithë ngjarja kriminale ka ndodhur brenda 3 minutave.

 

Ivanoviç ka mbërritur në spital rreth orës 08:18 minuta, dhe ndërroi jetë në orën 09:15.

 

Nga informacionet paraprake është mësuar se autori kryesor i vrasjes ishte i maskuar dhe i veshur me të zeza.

 

Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar përfshirjen e Serbisë në hetime. Ai pritet gjithashtu të zhvillojë një vizitë në veriun e Kosovës në fundjave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *