E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vrasja e Ivanoviç, arrestohen dy policë serbë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e të shtunës dy policë serbë, nën dyshimet se kanë manipuluar provat për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic.

 

Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata po hetohen për mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit si dhe pasojat e veprimeve të tyre.

 

Në një njoftim të Inspektoratit thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e tyre dhe tek njëri është gjetur revolja e tipit TT me dy karikatorë me nga 9 plumba, të cilën e ka mbajtur pa leje.

 

Arrestimi i tyre mbërrin një ditë pas daljes së lajmit në mediat serbe, ku thuhej se Kosova kishte informuar Serbinë me dosjen hetimore të vrasjes së Ivanoviç.

 

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar në veriun e Mitrovicës.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video