Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vrasja e ish efektivit të policisë, Xhelal Reçi, ekzekutimi vijon të mbetet pa autor.

Përgjatë 24 oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmet e autorëve.

Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatoret apo dhe armën e krimit.

Kujtojmë se dje, disa orë pas ekzekutimit në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë e autorit/ve të vrasjes.

Në këtë makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë makina ishte e vjedhur para një muaj në Mbrostar të Fierit. Në brendësi të makinës nuk jenë gjetur sende që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *