Ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë Florind Shabani.

 

Në korrik të vitit 2009, Shabani, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit oficerin e policisë, Roland Rexhepi.

 

40-vjeçari i ekstraduar rezulton të jetë person me rekorde të përsëritura kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai ka qenë I dënuar vite më parë edhe për dhunë në familje.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”  për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *