E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e ish-deputetit shkodran, Gjykata jep masën për dy të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për Kristian Kelmendin dhe Marjan Kolën, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit, Pashk Ujka.

 

Policia ra në gjurmët e tyre pas denoncimit të bërë nga djali i viktimës.

 

Reklamë

Hetuesit thanë se Kristian Kelmendit i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar. Shkak i krimit dyshohet të këtë jetë bërë një borxh i pashlyer.

 

64-vjeçari Pashk Ujka u ekzekutua me armë me silenciator mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i vëllai.

Më shumë video

Reklamë