E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua pak ditë më pare me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve.

 

Gjykata  vendosi masën “Arrest me burg”, për 54 vjeçarin Bujar Kusi, babain e Albano dhe Griseldo Kusit, të cilët janë në kërkim pasi dyshohet se janë ekzekutorët e 26-vjeçarit.

 

Reklamë

Po ashtu “Arrest me burg” u dha edhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç. Ndërsa për 36 vjeçarin Luan Çakën, u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Katër të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Më shumë video

Reklamë