E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e gjyqtarit! Apeli lë në burg Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit autorit i cili vrau pasditën e 6 tetorit gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet nën hetim për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë