E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Vrasja e gjyqtares Hafizi, e paralajmëruar”

 

Në shtëpinë e familjes Hafizi vetëm disa metra larg vendit ku gjyqtarja u vra nga ish-bashkëshorti janë hapur dyert e mortit.

 

Në katin e dytë të pallatit hyjnë e dalin familjarë, të afërm e kolegë të ish-gjyqtares. Askush nuk ka fjalë për krimin e rende të 53-vjeçarit, i cili i mori jetën nënës së dy fëmijëve.

Reklamë

 

Sipas familjareve vrasja e Fildez Hafizit ishte e paralajmëruar. Ata tregojnë se i kishin kërkuar 39-vjeçares të jetonte në Shkodër në një kohë që kërcënimet e ish-bashkëshortit ishin bërë të shpeshta.

 

Për ish-drejtoreshën e arsimit Majlinda Keta, mike të së ndjerës, krimi tejkaloi çdo cak, por sot nuk humbi vetëm Fildeze Hafizi.

 

Një ditë më parë ish-bashkëshorti i gjyqtares Fadil Kasemi e qëlloi per vdekje me 2 plumba ne koke, sapo Hafizi ishte futur ne automjetin e saj. Ngjarja e rende qe ndodhi ne mes te ditës shokoi mbarë opinionin.

Më shumë video

Reklamë