Subscribe

FNSH dhe RENEA sërish edhe mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Strukturat e posaçme të policisë së shtetit kontrolle të imtësimshme në automjetet luksoze. Fokusi i këtyre kontrolleve evidentimi i personave që lëvizin me armë zjarri sende të forta apo lëndë narkotike.

Kontrolle dhe për arrestimin e personave në kërkim apo eksponentët e krimit. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga makina dhe ata kontrollohen në imtësi.

Është e 5-sta ditë që FNSH dhe RENEA ushtrojnë të tilla kontrolle të imtësishme. Burimet bëjnë me dije se ka patur kontrolle edhe në zonat e riskut por edhe në bashkinë Selenicë dhe në disa fshatra të Himarës.

Kontrollet janë intesifikuar fill pas ngjarjes së rëndë vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatit. Deri më tani si rjedhojë e tyre nuk është zbuluar asnjë autorë apo person që të ketë lidhje me ngjarjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *