Dhjetëra protestues u mblodhën para selisë se qeverise në Maltë duke akuzuar kryeministrin Joseph Muscat për bashkëpunim në vrasjen të gazetares Daphne Caruana Galizia në 2017.

 

Me thirrjet “Turp për ju” dhe duke i hedhur vezë qytetaret priten kryeministrin teksa mbërriti në selinë e qeverisë.

 

Caruana Galizia, një gazetare që po hetonte korrupsionin në nivelin më të lartë në Maltë, humbi jetën pas një shpërthimi në makinën në tetor të 2017.

 

Familja e gazetares kërkoi që Muscat të largohet pasi qeveria mori ne mbrojtje Yorgen Fenech një biznesmen që ishte i dyshuar për vrasjen .

 

Muscat ka thënë se ai do të tërhiqet si kryeministër muajin e ardhshëm për t’i dhënë kohë partisë të zgjedhe një drejtues të ri. Ndërkohë partia kryesore e opozitës ka paralajmëruar bojkotimin e parlamentit derisa Muscat të largohet nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *