Kronikë
Vrasja e Florian Lamçes nga shokët e tij pasi pinë alkool, arrestohen edhe 2 të tjerë (Emrat)

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan. Në pranga përfunduan Mehmet Muça, 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Lamçe u vra nga shkokët e tij, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, pas një konflikti të ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit.
Florian Lamçe ishte një emër i njohur për policinë. Ai njihej me nofkën “Flor Qorri” dhe është akuzuar disa herë nga autoritetet për ngjarje të rënda kriminale. Ai është hetuar dy herë për plagosje dhe madje dyshohej si vrasës me pagesë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




