Subscribe

Ende asnjë gjurmë nga Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy vrasësit e dyshuar të Elton Çiçes në 1 maj të këtij viti në një lokal në zemër të “Bllokut”. Edhe pse policia ka vënë në dispozicion 500 mijë lekë për atë që ka dijeni mbi vend ndodhjen e tyre, deri më tani, informacionet nuk kanë rezultuar të sakta. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi autori kryesor i krimit, Jani Alia nga Tepelena, ka patur një konflikt të hershëm me Elton Çiçën, kur kanë qenë që të dy të burgosur në Greqi. Seria e atentateve të ndërsjellta vijoi kur ata lanë qelitë dhe u kthyen në Shqipëri. Por në të gjitha rastet, ka patur vetëm të plagosur. Një tjetër pistë qe po ndiqet me vëmendje është edhe ajo e një konflikti për pazaret e drogës. Burime të policisë, bëjnë të ditur se Renato Milloshi i kishte dhënë Çiçës 50 mije euro dhe ky i fundit, nuk ja kishte kthyer. Ende nuk dihet nëse kjo shume parash ka qene për trafikun e narkotikëve, por mos kthimi i shumës, ka futur ne konflikt palët. Duket se interesi i Jani Aliajt për hakmarrje është përputhur me çështjen e borxhit 50 mijë euro të Milloshit e për pasojë të dy të dyshuarit kanë organizuar atentatin. Policia ka bërë verifikimet e duhur,a nga të cilat rezulton se as Alia dhe as Milloshi, nuk kanë dalë nga Shqipëria, por fshihen në vend. Për këtë policia ka nisur kontrollet në Tepelenë pas informacioneve se Alia fshihet atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *