Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike i shpreh ngushëllimet familjes se elektricistit te vrare ne Shkodër dhe kërkon nga drejtësia ndëshkimin maksimal. OSHEE ka sqaruar se ne momentin e ngjarjes, elektricisti Zamir Velaj nuk ishte ne shtëpinë e autorit, por ne nje banese tjetër, ku po instalonte nje matës energjie. Autori i ngjarjes ka kërkuar disa here rilidhjen e energjisë qe i ishte ndërprere qe ne muajin qershor. Sipas Oshee, ky abonent kishte nje debi prej 2.3 milionë lekësh te vjetra dhe nuk ishte bere pjese e skemave lehtësuese te kompanisë. Ndaj dhe i është refuzuar rilidhja e energjisë. Ky fakt ka sjelle konfliktin me elektricistin, qe përfundoi ne vrasje. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në facebook një shkrim, të cilin e ka cilësuar si homazh për punonjësin e OSHEE të vrarë në Shkodër. Rama është shprehur se kjo ishte një therje barbare e një punonjësi të shtetit që nuk korruptohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.