E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e efektivit Xhuljo Prela/ Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg  për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e policit Xhuljo Prela në 5 dhjetor të vitit 2020.

 

Reklamë

Polici i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ekzekutua me armë zjarri, me 3 plumba pranë fshatit Gajush në autostradën Lezhë-Milot. Ai u gjet i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij, e cila kishte përfunduar jashtë rrugës, pasi ishte qëlluar pranë një karburanti.

 

Për vrasjen e efektivit u arrestua Nikoll Sherrniku, si dhe  u vu nën hetim Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua korrikun e vitit të kaluar në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë gjithashtu Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë