Subscribe

Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në gjithë zonën e Niklës dhe Larushkut, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

Lexo edhe :

Related Posts

Gentjan Bejtja u ekzekutua me armë zjarri ditën e djeshme në oborrin e banesës së tij.

Autorët dyshohet se ishin 4, njëri prej tyre priste në makinë , teksa tre të tjerët u futën në oborrin e banesës së Bejtjas dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Bejtja i kishte shpëtuar një atentati në korrik të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët, 13 dhe 8 vjeç. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *