Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personave si pasojë e një sherri të çastit.

 

Konflikti ndodhi në ambientet e një lokali, ndërsa policia ka identifikuar viktimat si shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa.

 

Sipas bluve, viktimat rezultojnë me dy emra, Altin Rexha njihet ndryshe si Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa si Armand Gosa.

 

Ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm dhe janë takuar për tu sqaruar, por sherri ka degjeruar deri në përdorimin e armëve të ftohta, që shkaktoi edhe humbjet e jetëve të tyre.
Raportohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të gruas dhe të fëmijës së mitur të Sali Rexhës.

 

Ndërkohë, policia është dukle vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *