Vrasja e dyfishtë në Patos/ Motra e gardianit, shkaku i krimit
Ngjarja e rëndë në Patos ku u vranë dy të rinjë para poliklinikës mund të ketë lidhje me një histori dashurie mes njerit prej viktimave dhe motrës së autorit Martin Skëndaj.
Dyshohet se Manol Rrapaj ka pasur konflikt me gardianin ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht nëse viktima dhe motra e autorit kane qënë të lidhur apo Manol Rrapaj vetëm e ngacmonte vajzën. Por sherri degjeneroi fillimisht në përdorimin e levave dhe më tej, Martin Skëndaj gardian burgu në Fier, mori armën e shërbimit dhe qëlloi ndaj dy të rinjve.
Dy kushurinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj 22 dhe 26 vjeç humbën jetën pasi u qelluan per vdekje me arme zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi para poliklinikës së Patosit rreth orës 12:20.
Skendaj shkoi ne polikline për tu vizituar, por aty u përball me Elis Kapajn dhe Manol Rrapaj te cilet e goditen me leve. Ne kete moment gardiani i burgut te Fierit nxori armen dhe qelloi drejt te rinjve.
Elis Kapaj ndërroi jetë në vend, ndërsa Manol Rrapaj nuk arriti ti mbijetojë plumbave në spitalin e Patosit. Uniformat blu arriten ti vënë prangat menjëherë autorit te ngjarjes.




