Disa persona janë arrestuar për vrasjen e mafiozëve Skaftouros dhe Rubetis në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas mediave greke një operacion i madh policor i parapriu arrestimit të tyre në Atikën Perëndimore.

Lexo edhe :

Related Posts

Të arrestuarit janë:

SA, i lindur në vitin 1985 në Gjeorgji, i njohur edhe si “Georgian”

D.D., i lindur më 2003, Selanik

LS, e lindur në vitin 1983 në Uzbekistan

D.S. i lindur në vitin 1990 në Rusi

D.K, i lindur në vitin 1983 në Gjeorgji

X.P., e lindur në vitin 1998 në Shqipëri

A.I., i lindur në vitin 1995 në Gjeorgji

Të dy mafiozët janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Yannis Skaftouros u vra në shtëpinë e tij verore në Skourta, Viotia, në prill të vitit 2022 në sy të familjes së tij. Në fakt, vajza e tij doli përpara të shtënave për të mbrojtur të atin dhe u plagos.

Vassilis Roubetis u vra jashtë garazhit të shtëpisë së tij, në Korydallos, në qershor 2023. Ai njihej si “Rambo” ose “taksisti” dhe ishte arrestuar për vrasjen e Michalis Filopoulos. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *