E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e Devi Kasmit, shtyhet gjyqi për ish-komandon grek

Seanca gjyësore për ish-komandon grek Eftimius Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, është shtyrë sërish.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Besnik Muçi.

Devi Kasmi u vra pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi Manastirit” në Tiranë më 29 janar të vitit 2018.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi pesë persona ndërsa një u shpall në kërkim.

Reklamë

Ish-komandoja grek u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë ndërsa afrohej me një furgon të bardhë e më pas pas vrasjes largohej sërish me të njëjtin mjet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë