E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata dënon me burg përjetë ekzekutorin grek

Gjykata e posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm shtatesin grek, Efthymiou Efthymious, vrasësi i Devi Kasmit.

Nga ana tjeter, per bashkëpunëtorin e tij, Elton Halipaj, gjykata vendosi denimin me 33 vjet burgim.

Kasmi u ekzekutua mbrënjen e 29 janarit të vitit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Pak ditë pas ngjarjes u arrestuan në një shtëpi në periferi të Tiranës, bashkë me autorin grek edhe bashkëpuntorët Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari. Katër të dyshuarit kishin detyra të ndryshme në realizimin e ekzekutitmit.  Nga hetimet e kryera për çështjen, u arrit në përfundimin se shtetasit e mësipërm njiheshin me njëri-tjetrin dhe planifikuan vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit. Autorët qëndronin në një banesë në Kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri dhe sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari.

Më shumë video

Reklamë