Subscribe

Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho mëngjesin e së enjtes më parë në fshatin Rabie të Memaliajt.

 

Një nga pistat ku prokuroria ka përqëndruar hetimet është ajo që lidhet me informacionet që Muho i jepte polciisë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë.

 

Gruaja e të vrarit ka dëshmuar se në mometin kur bashkëroti i saj u ekzekutua,  ajo po fliste në telefon me të.

 

Gruaja i pohoi policise se në atë moment e kishte dëgjuar të shoqëin duke u folur autirëve të vrasjes.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja, ndërsa viktima është qelluar me automatik në kraharor.

Alket Muho u gjet i vrarë mëngjesin e 6 shtatorit në mes të pyllit të fshatit Rabie Tepelenë nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë.

Viktima jetonte në këtë zonë bashkë me gruan dhe me dy fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *