Forcat RENEA kanë mbërritur në vendin ku u gjend i pajetë trupi i binzesmenit Ruzhdi Hoxha.

RENEA ka mbërritur në në Qafë-Mollë me mjete të specializuara që të bëjnë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të pajetë që ka filluar të dekompozohet.

Kujtojmë që Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur. Ai është është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune. Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë. Ndërkohë si autor i kësaj ngjarje akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *