Subscribe

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në burg dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen se vranë biznesmenin Ruzhdi Hoxha.

 

Përpara togave të zeza, të dy autorët e dyshuar nuk kanë pranuar që të flasin. Ndërkohë avokati i tyre tha se nuk ka prova që tregojnë se klientët e tij e kanë vrarë shokun e tyre. Sipas mbrojtjes, mungojnë provat që mes tyre të ketë patur ndonjë debat apo konflikt kohët e fundit.

 

Për hetuesit është ende mister motivi se pse dy vëllezërit ekzekutuan me dy plumba mikun e tyre dhe më pas e hodhën në një humnerë pas malit të Dajtit. Gjithashtu ende nuk është gjendur makina tip ‘Passat’ Brenda të cilës dyshohet se është qëlluar për vdekje 43-vjeçari nga Paskuqani.

 

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, ka qenë duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në zonën e autostradës, kur Fredi Rrushi e ka marrë në makinën dhe janë drejtuar drejt malit të Dajtit. Ai është dhunuar dhe vrarë Brenda mjetit dhe më pas trupi është hedhur në humnerë.

 

Një nga pistat ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës, pasi Fredi Rushit iu gjet një parcelë me kanabis.

 

Një tjetër pistë  është edhe ajo e borxheve pasi Ruzhdi Hoxha njihej për problemet e tij financiare dhe shpesh herë kishte patur përplasje me persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *