E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Kronikë

Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO për Ardian Çapjan dhe 5 të tjerë

Apelit i Posaçëm ka shpallur fajtor Ardian Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës.

 

Togat e zeza të Apelit të Posaccëm kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.

 

Reklamë

Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë