E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e Artan Cukut, kërkohen porositësit

Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes se ish-kryekomisarit, Artan Cuku vazhdon te mohojë para hetuesve përfshirjen tij në krim. Gjatë marrjes në pyetje, i riu nga Kuçova ka pretenduar se mbrëmjen e 8 prillit, nuk ka qenë në Tiranë, por në periferi të saj, së bashku me të dashurën e tij.

 

Por prokuroria shprehet e bindur për autorësinë e Shallarit, pas përgjigjes së laboratorit shkencor, se profili i ADN-s i ardhur nga Zvicra përputhet 100% me atë të gjetur në rrobat e dyshuara të vrasësit.

 

Reklamë

Pavarësisht se po hetohet në tre pista, Prokuroria për Krimet e Rënda pohon se vrasja e komisar Artan Cuku ka ndodhur për shkak të detyrës, kur ky i fundit ishte drejtor i policisë së qarkut Vlorë, gjatë viteve 2012- 2013. Në atë kohë, janë prangosur disa grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës.

 

Gjatë marrjes në pyetje te 24-vjeçarit, policia ka zbuluar edhe një banesë tjetër të tij në kryeqytet, të cilën dyshohet se ai e përdorte si bazë. Hetuesit nga ana tjetër kanë marre ne pyetje mbi 20 persona kryesit familjarë dhe miq të Shallarit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarin për “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim”.

Më shumë video

Reklamë