Maroku ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e autorit të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Ruben Ribeiro Saraiva pritet të ekstradohen në Shqipëri, ku do të ballafaqohet me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, njoftoi policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Ruben Ribeiro Saraiva dyshohet të jetë paguar për kryerjen e atentatit. Biznesmeni Adrian Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *