Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qira, ku një shtetase amerikane, 54 vjeç, dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas policisë, shtetasja amerikane S. S është vrarë me thikë. Autor i dyshuar i vrasjes është bashkëjetuesi i saj, gjithashtu shtetas amerikan i identifikuar si B.S, 57 vjeç.
57-vjeçari u shoqërua në spital pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv







