E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Albi Bashaliut, Artan Tafani zbardh detaje: Kur mbaruam punë s’na ndizej makina, paratë na i dha babai i Laertit

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, rrëfehet për të dytën herë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme. Në vijim të dëshmisë së një jave më parë, Tafani tregon sesi kreu vrasjen e Albi Bashaliut.

Tafani tregoi se pas ekzekutimit, makina me të cilën kishin planifikuar të largoheshin nuk ndizej. Lekët për vrasjen i kanë marrë nga babai i Laert Haxhiut, Qamilit, sipas dëshmisë së tij.

Reklamë

Tafani: Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë “Benzin” në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Unë mora 20 mijë euro. 20 mijë i mori Lulzimi, 10 mijë i mori Laerti. Morëm dy herë nga 10.

Albi Bashaliu u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 27 dhjetorit 2021 në Peqin. Ai u gjet i vrarë në rrugë nga të afërmit të cilët lajmëruan më pas autoritetet. Dëshmitarët, tregun asokohe se autorët dogjën makinë e tyre, morën çelësat e Bashaliut dhe u larguan me mjetin e tij (Tafani dëshmoi sot se makina e tyre nuk u ndez pas krimit).

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë