E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vrasja e Albert Bakos në burg, Demokracia e Re: Në Greqinë e SYRIZA kjo është normale

Partia Demokracia e Re në Greqi ka reaguar në lidhje me videon e vrasjes makabre të shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos.

 

Kostas Karagounis, zëvendëssekretari I kësaj force, e cilësoi si një turp vrasjen e shqiptarit ndërsa nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të partisë SYRIZA.

 

Reklamë

“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin. Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”

 

Albert Bako u vra më 14 janar të këtij viti në burgun e Koridhalos. Në videon e publikuar nga mediat greke shikohet se Bako sulmohet me thikë nga dy persona.

 

Në video shihen dhe gardianët e burgut të cilët nuk ndërhyjnë fare në neutralizimin e dy të burgosurve të tjerë.

 

https://youtu.be/XiyH2YtbBxw

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë