E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrasja e adoleshentit 15 vite më parë nga policia ndez revoltat në Athinë e Selanik

Vrasja e një adoleshenti në greqi 15 vite më parë ka ndezur revoltat e rinisë në Athinë dhe Selanik këtë të mërkurë, në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në 6 dhjetor të vitit 200, kur u vra 15 vjeçari Alexis Grigoropoulos, i cili teksa po kthehej nga një festë u përfshi në një sherr me dy policë. Njëri nga policët e qëlloi me armë të pafajshmin Grigoropoulos.

 

Demonstruesit fillimisht u mblodhën sot në sheshin e Kamarës dhe më pas nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të qytetit.

 

Në Athinë, një grup personash dogjën kazanët e mbeturinave në rrugën Benaki dhe thyen xhamat e dy dyqaneve në Exarchia, ndërsa më herët u vunë flakën edhe kazanëve në lartësinë e Hipokratit.

 

Më pas një grup anarkistësh u shkëputën nga marshimi dhe sulmuan me gurë dhe kokteje molotovi forcat e policisë që ndodheshin pranë demonstruesve. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë