Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekjeje, policia e Shkodrës ka arrestuar Lekë Vuksanin, autorin e dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Petrit Vuksanit, një ditë më parë.

 

51-vjeçari i kishte kërkuar qiraxhiut lekët për qëndrimin në banesën e tij, ç’ka nxiti më pas konfliktin mes tyre, deri në përdorimin e armës së zjarrit nga 34-vjeçari.

 

Lekë Vuksani qëlloi disa herë dhe më pas u largua me shpejtësi nga shtëpia. Menjëherë pas krimit, deri mëngjesin e kësaj të mërkure, policia ngriti disa pika kontrolli për kapjen e autorit.

 

Në momentin e arrestimit, Lekë Vuksanit iu sekuestrua edhe arma me të cilën kreu krimin e rëndë. Ai u kap në një banesë mbrapa spitalit të Shkodrës.

 

Petrit Vuksani nga Dukagjini, kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte shkuar si zakonisht të merrte qiranë në Shkodër, por këtë herë debati me kushëririn përfundoi në tragjedi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *