Autoritetet greke kanë mundur të identifikojnë katër nga shtatë autorët e përfshirë në një lokal në lagjen Nea Ionia në Athinë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia helenase njoftoi se po shkohet në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë.

 

39-vjeçari shqiptar raportohet se mbeti i vrarë aksidentalisht nga përplasja e armatosur mes dy grupesh kriminale të përbërë nga shqiptarë.

 

Ai punonte si hidraulik dhe mbrëmjen tragjike po e kalonte në kafene e krimit ku po shikonte një ndeshje futbolli.

 

Viktima ishte klient dhe nuk kishte lidhje me asnjë të përfshirët në përplasjen e armatosur.

Plumbi që mori aksidentalisht në klavikul i shkaktoi vdekjen.

 

Mediat vendase shkruajnë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një bandë kriminale e quajtur “L Team” që kontrollon trafikun e lëndëve narkotike në qendër të Athinës.

 

Banda përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, shkruhet në artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *