Shtohen tensionet mes dy vendeve. Pak minuta pas vrasjes së 35 vjeçarit grek, Kostandinos Kaçifa mediat greke nuk kanë nguruar që ta quajën vrasjen si të qëllimshme nga policia shqiptare.

 

E përditshmja greke Protothema ka shkruar: “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”

 

Në artikull thuhet se:

 

“Ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”.

 

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se: është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA.

 

Ndërsa “Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

 

“Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *