Vrasja e shtetasit Kreshnik Dashi një ditë më parë në Vlorë I ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka dyshime të forta se 34 vjecari mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, pistë në të cilën do të përqëndrohet në mënyrë të vecante hetimi.

Po ashtu janë shoqëruar disa persona për ngjarjen, mes të cilave edhe kolege të viktimes në një fabrike këpucësh në Vlorë.

Kreshnik Dashi u gjet I pajete ne rrugë mengjesin e së mërkurës në lagjen “Kushtrimi”.

Fillimisht u tha se aim und të kishte vdekur për shkaqe shendetesore por më vonë pas ekspertizës së trupit u pa që ai kishte një plage në shpatull me plumb, cka konfirmoi vrasjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *