E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 28-vjeçarit në Astir, vetëdorëzohet në polici autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Vilson Tafçiut 28 vjeç mbrëmjen e 20 janarit në Astir Tiranë.

Policia bën me dije se vrasësi Noel Dishi, i cili cili përdorte dhe tre identitete të tjerë pas bashkëpunimit të familjarëve me polinë është dorëzuar këtë pasdite në polici.

 

Informacionet bëjnë me dije se autori kishte njohje më parë me viktimën dhe dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë një konflikt i momentit mes dy të rinjve.

Reklamë

 

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë