Subscribe

Lideri i opozites, Lulzim Basha komentoi per here te pare largimin e ministrit te Brendshem, Sander Lleshaj si nje levizje politike per te mbrojtur shefin e qeverise Edi Rama.

 

Ne nje mesazh me rastin e 30-vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, Basha akuzoi rivalin politik Rama se u perpoq te manipulonte, ate qe ai e cileson krim shteteror

 

“Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese, ngjarje për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje nëpër galeri artesh e blerje në dyqanet luksoze në New York. Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mundf të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëhere ai u detyrua ta beje ministrin e brendshem mish për top për të shpëtuar veten etij.”

 

Ndryshe nga sqarimi i kryeministrit se vrasja e 25-vjeçarit eshte nje episod i veçuar, Basha ka numeruar te gjitha ato tipare te qeverisjes, te cilat kane si produkt humbjen e jetes se nje te riu.

 

“Është rezultat i frymës së papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që vjen nga shefi i qeverisë sepse populli ynë e di mirë që „peshku qelbet nga koka“. Është rezultat i punësimeve politike të njerëzve joprofesionistë me të kaluar të errët kriminale. Eshtë përgjegjësi e atyre krerve të policisë të emëruar nga partia që i shërbejnë pushtetit e jo qytetarëve.”

 

Per here te pare, lideri i opozites eshte pozicionuar pro protestave qe nisen pas vrasjes se 25-vjeçarit.

 

“Ashtu sikurse para 30 vjetësh, edhe të rinjtë e sotshëm, nuk durojnë dot rrenat e propagandës qeveritare,nuk qëndrojnë dot symbyllur e duarkryq para padrejtësisë e krimit shtetëror, për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtë nuk kanë frikë dhuna e policisë që merr urdhra partiak.”

 

Ne ditelindjen e 30 te PD, Basha i ka meshuar mesazhit se ka ardhur koha per ndryshimin e qeverisjes se vendit.

 

“Rama me klikën e tij qeveritare e ka mbushur kupën prej kohësh. Pas 7 vjet dështimesh, Rama mund të ofrojë vetëm më shumë dështime dhe fatkeqësi për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë. Ne, Partia Demokratike, jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka që së bashku ti japim fund kësaj të keqe me 25 prill.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *