E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 19-vjeçarit grek, vetëdorëzohet në policinë e Korçës shqiptari

Ilustrim · Vizion Plus

Roxhers Demirazi, i riu shqiptar që akuzohet si i përfshirë në vrasjen e një 19-vjeçari grek, është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Korçës.

 

20-vjeçari u arratis nga Greqia drejt Shqipërisë 24 orë pas krimit dhe u strehua tek të afërmit e tij në Korçë.

 

Pasi autoritetet greke e shpallën në kërkim ndërkombëtar, Demirazi ka vendosur të vetëdorëzohet në policinë e Korçës.

 

Kur u paraqit në ambientet e Komisariatit, i riu ishte shoqëruar nga babai i tij, i cili u largua pasi i biri u dorëzua.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh