E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Gjykata e Elbasanit cakton sot masën e sigurisë për 4 të miturit

Gjykata e Elbasanit pritet që të jap këtë të shtunë vendimin mbi masën e sigurisë për katër adoleshentët që u përfshin në vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.

 

 

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për katër të miturit, ndërsa akuza e formuluar ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Reklamë

 

 

Sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, rezulton se të rinjtë që u bënë pjesë e ngjarjes, ishin konfliktuar disa muaj më parë dhe më 16 maj kishin shkuar për të marrë hak duke u pajisur me thika dhe doreza.

 

Pas konfliktit me fjalë të miturit kanë nisur të përdorin armët e ftohta, ku si pasojë mbeti i vrarë 15-vjeçari Fatjon Bici.

Vazhdo të lexosh

Reklamë